E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg per vrasesin e kazinose

Gjykata e Rrethit Korçë dha masën e sigurisë me burg për 35-vjeçarin Edison Kordalli, i dyshuar si autori i vrasjes së Et’Hem Hënës.

58-vjeçari Hëna u vra me armë zjarri në kazinonë e djalit të tij një javë më parë, në fshatin Vloçisht, pasi sipas policisë, i pandehuri hapi zjarr pasi kishte humbur një shumë të konsiderueshme parash në lojrat e fatit.

Arrestimi i Kordallit u bë disa orë pas kryerjes së krimit dhe tashmë mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Sipas policise, autori i krimit ka qene frekuentues i rregullt i lojrave te fatit VrasjeHas, babai vret djalin 21 vjecarElbasan, vritet me thikë 30-vjeçariBerat, 65-vjeçari gjendet i vrarë me çifte dhe vetem per gjate muajit tetor ka humbur ne kete lokal nje shume prej 1.5 mln leke te vjetra.

Burime te policise bene me dije se vetem diten para se te ekzekutonte 58-vjeçarin, autori ka humbur nje shume prej 90 mije lekesh te vjetra, gje e cila e ka acaruar ate dhe me tej, duke e shtyrë të kryente vrasjen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›