Arrestime për dhunën në protestë, një në pranga e disa në kërkim, procedohen edhe drejtuesit e PD

Policia e Tiranës ka arrestuar një person në lidhje me protestën e dhunshme të opozitës të zhvilluar mbrëmjen e së hënës, ndërkohë 3 të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë.
Po kështu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” pwr Flamur Nokwn sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; Gazmend bardhin., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Ervin minarollin sekretar organizativ i Partisë Demokratike.
Sipas policisë janë identifikuar edhe 9 protestues të tjerë pjesë e grupit që hodhën molotovë në drejtim të godinës së kryeministrisë dhe institucioneve të tjera, të cilët janë shpallur në kërkim.
Një prej tyre është edhe Hivzi Bushati i cili më herët ka qenë komandant i FNSH në Shkodër.
Aktualisht policia po punon me këqyrjen e pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve të tjerë që sulmuan me molotovë dhe sende të forta uniformat blu.
Nga hedhja e molotovëve u dëmtuan 10 efektivë ku tre prej tyre pësuan lëndime më të rënda. Nga spitali i Traumës ata u dërguan për mjekim më të specializuar në QSUT. Pasi morën mjekimin e nevojshëm 2 prej tyre kanë lënë ambientet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tjetri vijon të trajtohet te djegie plastika, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu në QSUT janë paraqitur edhe dy protestues, njëri ka marr mjekim dhe është larguar, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar. /vizionplus.tv