E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh

Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin

Lexo me tej:

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Policët ranë në marrëveshje për të dhënë dëshmi të rreme

DINAMIKA/ Çfarë ndodhi në Elbasan, nga dyshimet për blerjen e votave te vrasja e Pjerin XhuvanitPo ta kthejmë filmin pas, në fushatën e vitit 2021, do të kujtojmë se bandat e PS-së rahën e dhunuan brutalisht në publik militantët e opozitës në festën e ditës së verës. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, shefi i fushatës së PD-së, Gaz Bardhi, denoncoi në SPAK elementët kriminalë që mazhoranca po përdorte si paramilitarë në zgjedhje. Prokuroria e Posatçme, ashtu siç di ta bëjë vetëm ajo, e sorrollati në mënyrë të qëllimshme për më shumë se një javë denoncimin e opozitës. Pasi e mbajti për kaq kohë në sirtar, ajo e transferoi, njësoj si me dosjen e krimit elektoral të Dibrës, në prokurorinë e Elbasanit. Prokuroria e rrethit, e drejtuar nga vëllai i një deputeti socialist, vonoi plot katër ditë vetëm për ta protokolluar dosjen. Dhe më qesharakja: ajo i çoi fletëthirrje për ta pyetur Gazmend Bardhin në 30 prill, pra 5 ditë mbas zgjedhjeve, kur gjithçka kishte përfunduar. Pra, u pa qartë se, as policia, që linte qëllimisht të lirë personazhe me precedentë penale që kishin rrahur para kamerave militantë të opozitës dhe as prokuroria, që bënte ping pong duke sorollatur procedimin e blerësve të votës, nuk kishin ndërmend të bënin detyrën. Në këto rrethana, opozitës nuk i mbetej rrugë tjetër veçse të faktonte me prova konkrete masakrën që po ndodhte, ditën për diell, nën hundën e shtetit. Kur ish sambisti Arbër Paplekaj dhe grupi i tij, i kapën hajdutët e votës, ata nuk u konfrontuan fizikisht. Ata njoftuan menjëherë policinë. Ata pretendojnë se vetëm pasi uniformat blu mbërritën në vendngjarje, në lagjen “5 maji”, grupi kriminal i vjedhjes së votave qëlloi i pari për të mos u kapur me presh në duar. Fakti është se mbështetësit e PS ikën në drejtim të paditur, ndërsa ata të opozitës iu dorëzuan shtetit. Dhe këtu filloi zinxhiri i manipulimit. Ndonëse të gjithë dëshmitarët pretendonin se grupi i mbrojtur prej Taulant Ballës kishte para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti në makinat ku po kryenin blerjen e votës, ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, gënjeu hapur publikisht duke thënë se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krimin elektoral. Siç do të rezultonte më pas, në një investigim të BIRN, në vendngjarje kishte blloqe pagesash, pashaporta dhe karta ID të qytetarëve.

Bllok ‘pagesash’ dhe karta ID: Si u manipulua përplasja e përgjakshme e ElbasanitMë pas gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e cila ndoqi procesin e kësaj tragjedie, nxori dëshminë e prokurorit se provat që kishte fshehur Ardi Veliu ekzistonin.

Gazetarja Klodiana Lala: Policia fshehu faktet, Klementit të Elbasanit iu gjetën karta identiteti në makinëPra versioni për të cilin gënjeu aq trashë Ardi Veliu në fakt ishte i vërtetë. Po aq i vërtetë ishte dhe fakti tjetër se vartësit e tij në Elbasan, i njihnin me fytyrë dhe emër banditët që blenin vota për PS-në dhe që qëlluan me armë në mes të qytetit, por ata preferuan të japin dëshmi të rreme. Tani janë vetëm këta të fundit, që rrezikojnë të dënohen sepse ashtu sikurse ndodh me çdo skandal, përgjegjësia në fund mbetet mbi cironkat. Por, sa do që makineria e pushtetit po reket ta përshkruajë ngjarjen e Elbasanit si një mëkat të disa policve lokalë është e vështirë që ky manipulim të kapërdihet lehtësisht. Askush nuk mund ta besojë se nga kreu i përgjithshëm i policisë e deri tek vartësi i tij i thjeshtë, të gjithë gënjyen pa pasur një sinjal nga lart. Në fakt, ata thjeshtë zbatuan urdhërin. Dhe natyrisht për këtë morën shpërblimin. Ardi Veliu u largua nga policia dhe u emërua zëvendës ministër. Prokurori Alfred Shehu bëri hapa përpara në karrierrë duke zënë një vend në SPAK. Jo më kot, kur ende gjithçka ishte e freskët, Edi Rama lëshoi thirrjen nga stadiumi: "Pas Elbasanit, jam edhe më krenar për ju". Jo më kot në 25 prill, Taulant Balla rezultoi socialisti më i votuar me 21 600 vota. Skema funksionoi. Prandaj banditët që e realizuan atë vazhdojnë të mbrohen.

©Lapsi.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›