E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet te METE te gjithezyrtaret jane te LSI Ja lidhjet

Te tjera rreth shkrimit PDF - Furtuna u paralajmerua ne gazeten Shqiptarja.com METE Do marrim masate nevojshme ndaj korrupsionit Arrestohet Merlika zyrtarja e METE ne kerkim Transkriptimi bisedat telefonike te inspektoreve e biznesmeneve Rama ne Blog Qeveria si METE kthyer ne ndermarrje aksioneresh Dokumenti i hetimit per Roland Celmeta Ndoka Berisha po heq Meten nga qeveria Tete zyrtaret e arrestuar sot nga policia e shtetit ne Drejtorine e Kalibrimit qe varet nga Ministria e Ekonomise jane te lidhur ngushte me Levizjen Socialiste per Integrim. Dy prej tyre Roland Celmeta anetar i forumit me te larte drejtues te LSI Komitetit te Pergjithshem Drejtues dhe Moisi Musabelliu jane zyrtare te larte te kesaj partie.

Por ne drite dalin edhe te tjera fakte lidhur me te arrestuarit e Kalibrimit. Keshtu Armand Xhika eshte kusheri i pare i Suzana Guxollit e cila sot mban detyren e keshilltares se kryeministrit Sali Berisha Hetem Basha eshte kusheri i pare i ministrit te Energjetikes Nasip Naco Moisi Musabelliu eshte kusheri me kryetarin e LSI Ilir Meta ndersa Agron Damzi eshte nga Dibra zone ku ka kandiduar bashkeshortja e Ilir Metes Monika Kryemadhi.

Roland Celmeta zv.drejtor i pergjithshem i kesaj drejtorie ka qene kandidat per deputet i LSI ne qarkun e Tiranes edhe pse nuk arriti te fitoje ne keto zgjedhje. Porse drejtori Gledion Rehovica i cili ka qene edhe denoncuesi i ketij skandali para nje viti ka qene kandidat per deputet i LSI ne qarkun e Beratit nderkohe qe nga ajo zone doli nje deputet i LSI ministri i sotem i Ministrise se Ekonomise Nasip Naco. Gazeta Shqiptarja.com ka zbuluar te tjera detaje skandaloze ne kete ngjarje te cilat i publikon ne numrin e neserm. Arrestimet komentohen si presion politik i kryeministrit Sali Berisha ndaj aleatit te tij Ilir Meta.

Ashtu sic shkruhej ne numrin e sotem ne gazeten Shqiptarja.com ne nje interviste te shefit te Antikrimit Ekonomik i cili paralajmeroi nje sere arrestimesh ne administrate disa zyrtare te larte ne varesi te ministrise se Ekonomise jane shoqeruar sot ne policine e Tiranes e me pas arrestuar 9 zyrtare. Te arrestuarit i perkasin Drejtorise se Metrologjise dhe kalibrimit prane Ministrise se Energjitikes dhe Ekonomise.

Te arrestuarit benin mashtrime me cilesine ne pikat e karburantit ne Tirane ku kundrejt pagesave qe varjonin nga 50-60 mije leke te reja ne muaj ata deklaronin si cilesore karburantin qe ne te vertete nuk ishte i tille.

Akuza eshte per Korrupsionit pasiv ushtrimit te ndikimit te paligjshem vjedhje duke shperdoruar detyren si dhe shperdorim detyre.

TE ARRESTUARIT

bull Roland Celmeta 40 vjec me detyre Zv.Drejtor i Pergjithshem Drejtorine e Pergjithshme te Meterologjise
bull Moisi Musabelliu 35 vjec Drejtor i Drejtorise Rajonale Meterologjise dhe Kalibimit Tiane
bull Kristaq Thanasi 38 vjec me detyre Inspektor prane Drejtose Rajonale Meterologjise dhe Kalibimit Tiane
bull Hetem Basho 45 vjec me detyre Inspektor prane Drejtose Rajonale Meterologjise dhe Kalibrimit Tirane
bull Armand Xhika 35 vjec me detyre Inspektor prane Drejtose Rajonale Meterologjise dhe Kalibimit Tirane
bull Armand Shuaipi 36 vjec me detyre Inspektor prane Drejtose Rajonale Meterologjise dhe Kalibimit Tirane
bull Agron Damzi 33 vjec me detyre Inspektor prane Drejtose Rajonale Meterologjise dhe Kalibrimit Tirane
bull Sokol Lami 28 vjec me detyre Inspektor prane Drejtose Rajonale Meterologjise dhe Kalibrimit Tirane

Nderkohe qe eshte shpallur ne kerkim nje shtetas me detyre Inspektor prane Drejtorise Rajonale te Meterologjise dhe Kalibrimit Tirane.
Strukturat Kunder Korrupsionit ne Policine e Kryeqytetit filluan procedimin penal bazuar ne kallzimin e depozituar nga Drejtoria e Pergjithshme e Meterologjise ku dyshohej se disa punonjes te kesaj drejtorie nuk derdhnin ne arken e shtetit te gjitha te ardhurat qe perfitohej nga kalibrimi i njesive te ndryshme te peshematjes.
Gjate ecurise se ketij hetimi i realizuar me aplikimin e metodave speciale te hetimit per 7 - muaj eshte konstatuar se keto shtetas kryenin kalibrime fiktive te
bull Depozitave Distributoreve autoboteve te karburanteve dhe gazit
bull Peshore te llojeve te ndryshme te supermarketeve lokaleve furrave te bukes dyqaneve te argjendarive mallrave te paketuar si dhe taksimetrat
Nga hetimi i deritanishem deklaron Policia ka rezultuar se shtetasit pasi merrnin parate e kolaudimit apo kalibrimit te njesive te peshematjes nje pjese te konsiderueshme te ardhurash nuk i kalonin ne arken e shtetit.
Po ashtu ne shumen e rasteve nuk u jepnin subjekteve te ndryshme faturat e Tvsh -se si dhe duke u kerkuar ryshfet subjekteve te ndryshme per te bere kalibimin apo kolaudimin e njesive te peshematjes.
Aktualisht gjate shtritrjes se hetimit eshte konkluduar se shtetasit ne bashkepunim permes tyre benin kolaudimin fiktiv te distributoreve te karburanteve te naftes duke bere te mundur qe subjekte te ndryshme qe tregetojne karburant apo gaz te kene mundesi qe te perfitojne duke shitur me pak nga sasia qe tregojne aparaturat.
Gjithashtu duke bere kalibrimin apo kolaudimin fiktiv ne peshoret e furrave te bukes subjektet tregetare perfitonin duke shitur buken nen peshen reale. Po ashtu edhe ne supermarkete dhe subjekte te tjera tregetare dyshohet se benin kolaudimin fiktiv ne peshoret e ketyre subjekteve.
Ndaj shtetasve te sipercituar u ekzekutuan vendimet e Gjykates. perfundon deklaraten Policia e Tiranes.

Cilesia e karburanteve ne vendin tone mbetet nje problem shume shqetesues. Zbulimi i nje rrjeti te tille qe deklaronte karburantin e piset si cilesor do te zgjidhte nje shqetesim me te cilin perballen prej shume kohesh qytetaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›