E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestimi i Belerit/ Mblidhen ministrat e Jashtëm të BE, Dendias pritet të diskutojë me Xhaçkën

Në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel, ministrat e vendeve anëtare do të diskutojnë për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Atyre do t’iu bashkohen edhe ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimeve nga Bashkimi Evropian temat kryesore që do të jenë në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet që edhe nga ky takim të përsëritet thirrja për progres në procesin e normalizimit të raporteve dhe zbatimin e të gjitha obligimeve që palët kanë marrë përsipër në këtë proces.

Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kreu i diplomacisë greke Nikos Dendias.

Ministri Dendias po ashtu do të informojë homologët e tij për rastin e arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri    ku lidhur me këtë cështje pritet të diskutojë me  homologen shqiptare, Olta Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›