E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestimi i Gëzim Çelës në Kosovë, reagon Taulant Balla: Pandëshkueshmëria ndaj atyre që i fshihen drejtësisë do të marrë fund

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas arrestimit të baronit të Fushë Kuqes, Gëzim Çela, gjatë një aksioni të policisë në Kosovë.

Lexo edhe: https://www.vizionplus.tv/lajmi-i-fundit-arrestohet-ne-kosove-gezim-cela-i-njohur-si-baroni-i-fushe-kuqes/

Përmes reagimit në Facebook, Balla shkruan se pandëshkueshmëria do të marrë fund, ndërsa ka përgëzuar policinë për aksionin.

Postimi i Ballës:

Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë. Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci  të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›