E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestimi i Maduros dhe sulmet në Venezuelë/ Guterres: OKB e shqetësuar për mosrespektimin e të drejtës ndërkombëtare

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nënsekretarja e përgjithshme, Rosemary DiCarlo, ka lexuar një deklaratë në emër të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres. 

Guterres thotë se është i shqetësuar që “rregullat e së drejtës ndërkombëtare nuk janë respektuar”, duke iu referuar veprimeve të SHBA-së në Venezuelë. 

“Jam thellësisht i shqetësuar për intensifikimin e mundshëm të paqëndrueshmërisë në vend, ndikimin e mundshëm në rajon dhe precedentin që mund të krijojë për mënyrën se si zhvillohen marrëdhëniet midis shteteve”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Guterres. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›