E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestimi i Metës/ Demaliaj: Agjencitë e huaja kanë hetuar, gjithçka është ‘qëndisur’

TIRANË- Analisti Ilir Demaliaj, në lidhje “live” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me emisionin “360 Gradë” tha se hetimi për ish-presidentin Ilir Meta dhe personave të tjerë është “qëndisur” falë bashkëpunimet me agjencitë e huaja.

Ai shtoi se goditja e ish-funksionarëve të lartë nuk po bëhet nga Altin Dumani, por shtoi se amerikanët po i rrinë te ‘koka’ kreut të SPAK.

“Kjo është e qëndisur mirë dhe agjencitë e huaja kanë dhënë të dhëna dhe kanë hetuar dhe ata me hetuesit e vet. Nuk është puna e Dumanit, as e prokurorëve, por Dumanit i rrinë te koka amerikanët. I kanë ofruar siguri. Po bëhet një punë speciale. Unë nuk di të them se sa të shkojë thellësia e hetimeve”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›