Arrestimi i Metës, von der Leyen: Nuk komentoj çështje individuale, por Shqipëria është shembull i shkëlqyer i reformës gjyqësore

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, e pyetur lidhur me arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta, theksoi se ky është një shembull i funksionimit të reformës gjyqësore.
Ndonëse refuzoi të fliste për rastin konkret, Von der Leyen theksoi se reforma gjyqësore është mjaft e rëndësishme për Shqipërinë dhe së fundmi rezultatet e saj po bëhen të dukshme.
“Unë nuk do të bëjë komente për procedime gjyqësore, ne punojmë me Shqipërinë për reformën gjyqësore, por nuk ka të bëjë me çështje individuale. Procesi varet nga meritat e çdo vendi dhe është shumë e rëndësishme kjo edhe për shtetet anëtare që ju të shikoni rezultatin e punës ja në Shqipëri kemi një shembull të shkëlqyer, pra gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse gjërat ecin siç duhet ne mbase do të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha ajo.
Megjithatë, presidentja e KE theksoi se duhet një punë shumë e madhe drejt anëtarësimin në BE.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbërriti në Tiranë pasditen e sotme, 23 tetori, në kuadër të turit të përvitshëm të vizitave, në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja u prit me ceremoni zyrtare në kryeministri nga shefi i qeverisë, Edi Rama./vizionplus.tv