E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestimi i Veliajt, Rama: Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar, janë intimiduar persona, më kujton hetimin në diktaturë

Kryeministri Edi Rama ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Tiranës, ka folur sërish për arrestimin e Erion Veliajt.

Rama tha se në procesin e deritanishëm është dëshmitarë për intimidim të personave.

Kreu i qeverisë tha se kjo mënyrë i ka kujtuar kohën e shumë viteve më parë kur vetë atë e kanë arrestuar.

Rama: Flitet edhe për persona që nuk kanë shfaqur pendesë. Ku jemi këtu? Nivelin e pendesës apo jo të pendesës mund ta gjykoj vetëm gjykatësit. Nuk ka pendesë që mund të bëhet shkak për të arrestuar. Po kjo ka ndodhur. Por ka ndodhur në një kohë tjetër, kur hetimet bëheshin me derektiva nga shteti. Jemi në një situatë delikate, jo për ne në aspektin politik, jo për ne në raportin me drejtësinë. Nuk na takon ne që të themi nëse Erioni është i fajshëm apo i pafajshëm, kjo i takon drejtësisë. Por që ne do të ngremë shumë pikëpyetje do të ngremë. Në procesin e deritanishëm unë jam dëshmitarë për intimidim të personave. Janë intimiduar  njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur unë jam marrë nga policia para rënies së regjimit. Jam futur në makinën e policisë jam çuar në një repart, aty ku ka qenë Prokuroria e Tiranës. Aty më është folur për turpin që duhet të ndjeja. Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati, duke i thënë mirë është të nderosh babanë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›