Arrestimi i biznesmenit-Shoqërohet për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ergys Agasi

Biznesmeni Ergys Agasi i cili u arrestua pasditen e sotme është shoqëruar për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Agasi është shoqëruar nga forca të shumta policie ashtu siç shfaqet edhe në video, teksa më herët u finalizua me sukses edhe operacioni për kapjen e tij.
Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me dosjen AKSHI-t.
Arrestimi i tij është kryer në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit, teksa ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.
Në makinë me të shumëkërkuarin ndodhej edhe Uljan Shpataraku, ish-polici i shpallur në kërkim dhe i përjashtuar përfundimisht nga radhët e Policisë së Shtetit me firmën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Policia ka ndarë pamjet nga momenti i arrestimit të Agasit, makina e të cilit është ndaluar në mes të rrugës në zonë e Plepave në Durrës, ndërsa Forcat Operacionale e kanë nxjerrë nga makina për ta arrestuar, ku duket se nuk ka bërë rezistencë.
Gjithashtu RTSH ka siguruar pamjet e Agasit ku ndodhet brenda makinës së policisë pas arrestimit të tij.
/rtsh.al/