E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 12 pjesëtarë të policisë së Kosovës

Në Kosovë Drejtori i Përgjithshëm i policisë Sheremet Ahmeti, bëri të ditur se janë arrestuar 12 pjesëtarë të kësaj policie nën dyshimin për shpërdorim të detyrës.  

Ai tha se ata u arrestuan në rajonin e Gjilanit dhe u takonin njësive të policisë kufitare.  Arrestimet e sotme pasuan hetimet që kanë zgjatur për dy muaj me radhë. 

Të gjithë të arrestuarit janë pezulluar nga puna përfshire edhe një oficer policie me gradën e togerit.  Sipas zotit Ahmeti, të arrestuarit janë të përkatësive të ndryshme etnike dhe kanë vepruar në grup. Ai tha se arrestimet e sotme janë provë e përkushtimit të policisë për të luftuar korrupsionin dhe veprimtaritë e tjera të paligjshme. //rd//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›