E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 gjermane per shperthimin ne Prishtine

Policia e Kosoves ben te ditur se ka arrestuar 3 persona te dyshuar si shkaktaret e shperthimit qe ndodhi para zyrave te misionit IKO. Policia ka thene se te arrestuarit jane shtetas gjerman, te cilet ishin privatisht ne Kosove. Policia po ashtu ka njoftuar se tre shtetasit e arrestuar gjerman nuk kane imunitet diplomatik. Te tre te arrestuarit shtetas gjerman jane ne paraburgim dhe do te qendrojne per 72 ore. Hetimet per rastin ende nuk jane mbyllur. Policia nuk disponon ende informata per motivet e ketij sulmi, te pakten keshtu thuhet zyrtarisht. Shperthimi ka ndodhur me 14 nentor rreth pasdites, perball nderteses se zyres Civile Nderkombetare. Nga shperthimi i granates ka patur vetem deme materiale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›