E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 shqiptare dhe 3 greke qe vrane farmacistin

GREQI-Eshte zbardhur vrasja e nje farmacisti grek e kryer ne 13 korrik te ketij viti qe u grabit. Ngjarja ka ndodhur ne Athine dhe forcat e rendit kane arrestuar 3 shtetas shqiptare dhe tre shtetas greke te cilet e kane pranuar fajesine e krimit. Zedhenes te forcave te rendit bejne te ditur se autoret e krimit ishin 3 shtetas shqiptare dy meshkuj dhe nje femer te moshes 29 33 dhe 26 vjec dhe 3 shtetas greke dy vellezer dhe nje femer te moshes 25 23 dhe 18 vjec. Identifikimi i autoreve eshte bere nepermjet analizave te ADN-se. Vrasja ishte planifikuar nga shtetasit shqiptare. Diten qe u krye vrasja per te pasur nje alibi djali shqiptar 29-vjecar dhe vajza shqiptare 26-vjecare kishin denoncuar ne polici vjedhjen e makines me te cilen u krye grabitja. Nga ana tjeter 23-vjecari grek qe ishte shoferi i makines dhe qe transportoi grabitesit e mori dhe dogji makinen per te zhdukur provat. Por ne fund krimi i tyre u zbulua.

/Shekulli Online/Pergatiti I.S./

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›