E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 zyrtarë të Burgut të Rrogozhinës, ndërmjetësi shpallet në kërkim

Rrogozhinë, 13 Korrik, NOA Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, katër punonjës të sistemit të Burgjeve kanë arritur të përfitojnë shuma parash në këmbim të favoreve të jashtëligjshme për disa të dënuar.

Lajmi i konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme për agjencinë e Lajmeve NOA, bën me dije se ata janë konkretisht drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Pajtim Murrja, si edhe dy specialistë të edukimit në këtë burg, Denis Tosku dhe Ismail Çumani, që të tre të vënë në prangat e policisë.

Ndërsa personi i katërt, tashmë i shpallur në kërkim, mësohet se është Fatos Gosa, me funksionin e ndërmjetësit në këto pazare, me pronësi një lokal në Peqin, i cili arrinte të krijonte lidhjet në këtë ambjent, mes të afërmve dje të burgosurve me zyrtarët e burgut të Rrogozhinës për përfitime lejesh me kusht.

Burimet pranë Prokurorisë pohojnë se hetimet rreth këtij fenomeni kane nisur që në muajin mars të këtij viti, nga një TaskForce e ngritur pranë organit të akuzës në Durrës, ku pas përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren, është arritur të provohet korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës së këtyre zyrtarëve të ndaluar.

Konkretisht, tre zyrtarët e burgut të Rrogozhinës në bashkëpunim edhe me një Gosën, si ndërmjetës i jashtëm që luante rolin e sekserit, kanë favorizuar të dënuarit në dhënien e lejeve shpërblyese dhe atyre të veçanta në kundërshtim me ligjin, kundrejt rryshfetit.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e referimit të shërbimit të kontrollit të brendshëm të ministrisë së Drejtësisë, i cili referohet për veprime korruptive, ndërsa po vazhdojnë hetimet nga ana e prokurorisë për zbardhjen e gjithë skemës së kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›