E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 zyrtarë të azotikut të Fierit

Arrestim, foto arkiv

Policia e fierit ka arrestuar 4 zyrtarë të drejtorisë së Azotikut të Fierit, pasi akuzohen për vjedhje skrapi.

Mes të arrestuarave është edhe drejtori i Azotikut të Fierit.

Policia e Fierit bën me dije se, në sajë të operacionit të koduar Skrapi janë arrestuar shtetasit: Ferdinat Doksani, me detyrë drejtor, Julian Hoxha, jurist, Sotiraq Llazi, magazinier si dhe Ali Licaj, përgjegjës i rojeve.

Nga hetimet, mësohet se 4 zyrtarë të drejtorisë se Azotikut te Fierit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në magazinën e ndërmarrjes një sasi skrapi, vlera e të cilit arrinte në 11 milionë lekë.

Ndërkohë, po hetohet ne gjendje të lirë edhe financierja e kompanisë, e cila akuzohet për shpërdorim detyre. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›