E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohen babë e bir shqiptarë në Greqi/ Rrahën punonjësit e policisë dhe prishën qetësinë publike

Dy shqiptarë, përkatësisht babë e bir, janë arrestuar nga Policia greke, pasi kanë dhunuar efektivët, si edhe kanë shkaktuar dëme materiale në makinën e patrullës.

Sipas medieve të vendit fqinj, 40 vjeçari i biri 21 vjeç pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e dënimit.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Selanik. Efeltivët e Policisë shkuan në lagjen ku jetonte familja shqiptare, pasi ishin njoftuar për prishje të qetësisë publike nga ana e tyre, duke organizuar festë me muzikë të lartë në shtëpi, gjë që ka shqetësuar fqinjët e tyre.

Babë e bir sulmuan policët dhe u dëmtuan makinën e patrullës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›