E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy rekrute të prostitucionit

Në një lokal të Prishtinës, dje pas mesditës në pranga kanë ren dy femra. Njësiti për krime të rënda i Policisë së Kosovës pas një plani operativ ka arrestuar të dyshuarat pasi që të njëjtat ne një lokal pronë e të dyshuarave kanë kryer veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion duke i rekrutuar, ndihmuar dhe kontrolluar personat për qëllime te prostitucionit. “Me urdhër të prokurorit të dyshuarat dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›