E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohen dy shkodranët, i gjenden fara kanabisi dhe radio policie

Agron Doçaj dhe Liridon Gjoka janë arrestuar nga policia e Shkodrës.

Pas kontrolleve në automjetin që drejtonte 32-vjeçari Liridon Gjoka dhe ku ishte pasagjer shtetasi Agron Doçaj, 34 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›