E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen dy vëllezër, qëlluan policët në demonstratë

Policia ka arrestuar sot dy vëllezër të cilët akuzohen e kanë goditur me sende të forta forcat e policisë në demonstratën e 21 janarit.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Feta dhe Arjanit Mataj përkatësisht 29 dhe 38 vjeç nga Durrësi pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta forcat e policisë të planizuar me shërbim për mbarvajtjen e protestës së 21 janarit dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
 

Ndërkohë mësohet se materialet në ngarkim të dy vëllezërit i kanë kalaur prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›