E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohen mbështetësit e Navalnyt, 401 persona në pranga, akuzohen për tubime të paligjshme

Mbi 400 persona janë arrestuar në Rusi ndërsa bënin homazhe për liderin opozitar, Aleksei Navalny, i cili vdiq në një burg në Siberi dy ditë më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur një grup për të drejtat e njeriut në Moskë.

Vdekja e papritur e Navalnyt, ishte një goditje e fuqishme për shumë rusë, të cilët kishin varur shpresat për të ardhmen te rivali më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin. Kritiku 47 vjeçarn kishte ngritur zërin ndaj Kremlinit, edhe pasi i kishte shpëtuar një helmimi të rëndë dhe ishte dënuar me 19 vite burg.

Qindra persona në dhjetëra qytete ruse kryen homazhe me lule dhe qirinj, në nderim të Navalnyt. Në dhjetëra qytete, policia arrestoi 401 persona deri të shtunën mbrëma, tha grupi për të drejtat e njeriut i cili mbledh informacione për arrestimet politike dhe ofron ndihmë ligjore për të arrestuarit.

Mbi 200 persona u vune ne pranga vetëm në Shën Petersburg, qytetin e dytë më të madh në Rusi. Disa prej tyre janë urdhëruar të qëndrojnë në burg deri në gjashtë muaj, të tjerë janë gjobitur me akuzën per tubime të paligjshme.

Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi zemërim jo vetëm në Rusi por në mbarë botën.

Reagime të forta erdhën nga liderët perëndimorë që e drejtonin gishtin e fajita nga Putin, përfshirë presidentin e SHBA, Joe Biden ndërsa qindra qytetarë dolën në protesta përpara ambasadave ruse në Londër, Berlin, Varshavë dhe kryeqytete të tjera.

Vdekja e kritikut 47-vjeçar vjen pak kohë përpara se në Rusi të mbahen zgjedhjet presidenciale të cilat besohet se do i japin Putinit një tjetër mandat 6 vjeçar./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›