Arrestohen ne Itali dy lidere te Al Kaeda-s

Dy personat ndodheshin ne burg qe prej nentorit per nje ceshtje te emigracionit klandestin, ku edhe kane marre mandatin e arrestit. Bassam Ayachi dhe Raphael Gendron ishin pjese e nje celule qe kishte planfikuar te kryente sulme terroriste ne disa vende dhe zoteronte arme dhe eksplozive per t’i perdorur ne zonat e luftes dhe per te kryer atentate.
Sipas hetuesve, dy personat kishin planifikuar te godisnin aeroportin e Parisit, “Charles De Gaulle”. Ky nuk ishte objektivi i vetem, pasi sipas policise ata vepronin ne disa lokalitete ne France dhe Britani. Nder qellimet e tjera te organizates, sipas prokurorise se Barit ishte edhe stervitja e personave qe do te kryenin sulme kamikaze, apo do te luftonin ne Irak dhe Afganistan.
Sipas hetimeve, dy te arrestuarit perdornin internetin per te nxitur luften e shenjte dhe ne nje faqe interneti shperndanin materiale ushtarake, dokumenta propagandistike, si dhe vargje per te nxitur aktet te dhunshme dhe te sakrifices personale.