E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen perkrahes te nobelistit Xiabo

Nga Express me 10 dhjetor 2010 ne ora 1600

Teksa Komiteti i Nobelit ne Norvegji zhvilloi ceremonine per akordimin e cmimit per aktivistin te burgosur kinez Liu Xiabo autoritetet kineze vazhduan te ushtrojne trysni mbi miqte e tij disidente.

Prane shtepise se Liu ne Pekin jane forcuar masat e sigurise ndersa bashkeshortja e tij mbahet ne arrest shtepie.

Dhjetera bashkepunetore te Liu dhe aktiviste te tjere jane ndaluar ose u jane nderprere linjat telefonike dhe komunikimi ne internet.

Karrigia e fituesit te sivjetshem te cmimit Nobel per Paqe Liu Xiabo mbeti bosh ne ceremonine ne Oslo pasi ai vuan nje denim prej 11 vjetesh ne burg per perpjekje per rrezimin e rendit kushtetues.

Komiteti i Cmimit Nobel per Paqe i ka hedhur poshte akuzat e Pekinit se po perpiqet t146i imponoje idete perendimore ndaj Kines duke thene se vendimi per dhenien e Cmimit Nobel ishte i bazuar ne 147vlera universale148.

18 shtete perfshire Rusine Kazakistanin Iranin Irakun Afganistanin dhe Serbine kane thene se nuk do te marrin pjese ne kete ceremoni.

Grupet nderkombetare per te drejtat e njeriut para mbajtjes se ceremonise e kane kritikuar Kinen per goditje gjitheperfshirese kunder atyre qe mendojne ndryshe duke e parandaluar fituesin Liu Xiaobo dhe familjen e tij qe te marrin pjese ne ceremonine ne Oslo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›