Arrestohen shqiptarët nga Kosova me armë, dy 19-vjeçarët do t’i shisnin në Shqipëri

Komisariati numër 3 në Tiranë ka arrestuar dy të rinj nga kosova me armë zjarri.
Sipas policisë Rijad Fazliu dhe Arblend Aliu, kishin për qëllim shitjen e armëve tek persona të tjerë.
Dy 19-vjeçarëve gjatë kontrollit iu gjetën një pistoletë, krehër me municion luftarake, një silenciator dhe si dhe aparatet celularë.
Ka dyshime të forta se të rinjtë trafikonin armë drejt Shqipërisë tek persona të tjerë.
Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
/vizionplus.tv