E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet 24-vjeçari, rrihte nënën dhe vëllain

Arrestohet se ushtronte dhunë ndaj familjarve, foto arkiv

24-vjeçari, Klaudio Himolli, nga fshati Pojan i rrethit të Korçës keqtrajtonte nënën dhe vëllain, sepse i kërkonte lekë për të konsumuar alkool.

Dhe kur, nëna dhe vëllai i tij nuk e ndihmonin dot me të holla për shkak të vështirësive financiare që kishin, atëherë keqtrajtimi fizik dhe psikologjik binte ta.

Pikërisht për këtë arsye, 24-vjeçari, Himolli, fillimisht (për herë të parë) ishte arrestuar më 29 maj të këtij viti, sepse kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së vet dhe vëllait.

Megjithatë, pas 10 ditëve ai u la i lirë. Fill pas daljes nga gjendja e izolimit, 24-vjeçari keqtrajtoi, përsëri nënën e vet dhe të vëllanë gjë që solli arrestimin e tij, po kësaj radhe për herë të dytë. Sipas burimeve policore arrestimi i tij u bë sepse 24- vjeçari nga fshati Pojan përveç keqtrajtimit fizik kishte konsumuar edhe veprën penale  të pengimit  të ekzekutimit të vendimit të  Gjykatës. /Vepror Hasani/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›