Arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.
Ai akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin. Efektivët e kapën të riun gjatë kohës që po udhëtonte me automjet në zonën e San Markos.
Pasi ishte nënshtruar kontrollit, ai nuk kishte mundësi të shpjegonte saktësisht destinacionin e tij dhe shfaqte shenja agjitacioni, gjë që ngriti dyshime tekpolicët. Pas kësaj, ata vendosën të kontrollonin personalisht të riun dhe automjetin e tij, shkruajnë mediat italiane.
Gjatë kontrollit, karabinierët gjetën 10 doza kokainë, gjithsej 7 gramë. Gjyqtari i Gjykatës së Perugias ka vënë në fuqi arrestimin, duke zbatuar ndaj të arrestuarit masën e detyrimit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe urdhrin e dëbimit nga territori kombëtar. /vizionplus.tv