E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet 30-vjeçari nga Peqini, policia i gjen drogë dhe armë! Nën hetim edhe i ati

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjeçar nga Peqini, i cili nuk ndaloi automjetin me të cilin shpërndante Kokainë dhe Cannabis, por u largua me shpejtësi, duke iu rrezikuar jetën punonjësve të Policisë.

Nën hetim është vënë edhe babai i 30-vjeçarit, njofton policia.

Në kuadër të operacionit “Risku” u arrestua shtetasi E. S., 30 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi F. S., 67 vjeç, të dy banues në Peqin.

Në lagjen “Teqe”, i është bërë shenjë ndalimi, automjetit me drejtues shtetasin E. S., i cili dyshohej se shiste Kokainë dhe Cannabis, në Peqin.

30-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi 630 gramë Cannabis, një sasi Kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›