E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë/ Shiste çanta false si origjinale, përfitoi 36 mijë euro

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçare, e cila akuzohet për mashtrim.

30 vjeçarja ka mashtruar një shtetase duke pretenduar se po i shiste çanta të markave të njohura, duke e mashtruar se ishin origjinale.

Në këtë mënyrë ajo ka përfituar rreth 36 mijë euro, duke mashtruar shtetasen e cila e ka denoncuar rastin në polici.

Ky nuk rezulton të jetë rasti i parë i mashtrimit të 30 vjeçares, e cila kontrabandonte çanta që ishin imitim i markave të njohura dhe më pas i shiste ato online me vlerën e markave origjinale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›