E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet 31-vjeçari në Peqin, i gjendet në banesë një automatik sovjetik

Policia arrestoi një 31-vjeçar në Peqin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Autoritetet ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri model PPS-43 me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, M. M., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›