E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali për emigracion të paligjshëm

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga plicia italiane për emigracion të paligjshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 40-vjeçari shqiptar ishte i njohur për precedent të ngjashëm penal dhe i dëbuar vitin e kaluar nga vendi.

40-vjeçari kishte qenë i ndaluar në muajin Prill 2023 për të njëjtën vepër penale në Jug të vendit dhe ishte dëbuar me urdhër të Prefektit të Katanias.

I arrestuari është L.A., 40 vjeç, informon media italiane. Por duket se shqiptari ka gjetur përsëri mundësinë për të hyrë ilegalisht në Itali, për t’u riarrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›