E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 52-vjeçari, dyshohet se ndezi zjarr në Petë të Vlorës

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Policia e Shtetit informon se është arrestuar autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Petë të Vlorës.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, për një rast të zjarrvënies në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq.

Policia bën me dije se në përfundim të veprimeve, ky shtetas u arrestua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Nga përhapja e zjarrit që ndezi ky shtetas, u dogjën një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri.

Policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasit R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq (vëllai dhe kushëriri i shtetasit të arrestuar), pasi gjatë shoqërimit të shtetasit A. S., kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë që t’i pengonin në kryerjen e detyrës dhe më pas janë larguar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/e.i/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›