E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet 53-vjeçari në Tiranë/ Në banesë iu gjetën 2 armë zjarri, municion luftarak dhe thikë

Një 53-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rifle”.

53-vjeçari mbante në banesë 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 thikë.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›