E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 54 vjecariprodhonte konjak te rrezikshem

Policia e Tiranes ka arritur te vere nen arrest nje 54 vjecar pasi akuzohet se prodhonte dhe shiste ushqime te rrezikshme per shendetin.

Policia beri te ditur se nga operacioni i koduar Redon eshte arrestuar Fatmir Haka 54 vjec banues ne Tirane i cili ne momentin e ndalimit po transportonte nje sasi pijesh alkoolike.

Nga kontrolli i bere nga policia ne banesen e tij cuan ne zbulimin e nje punishteje ku prodhoheshin pije te ndryshme alkoolike kryesisht konjak. Haka e ushtronte aktivitetin ne menyre te palicencuar dhe te paregjistruar duke vene ne rrezik shendetin e konsumatorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›