E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet 55 vjeçari në Divjakë/ Iu gjet tritol, kapsolla detonatore dhe municion luftarak në banesë

Policia e Divjakës ka arrestuar një shtetas 55 vjeçar, banues në Gërmenjë, pasi në banesën e tij iu gjetën 2 kallëp tritol, 2 fitila zjarrpërcjellës. 6 kapsolla detonatore, 2 krëhëra automatiku dhe 60 fishekë.

“ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 55 vjeç, banues në Gërmenjë, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kallëpe tritoli, 2 fitila zjarrpërcjellës, 6 kapsolle detonatore, 2 krëhëra automatiku dhe 60 fishekë.” , njofton policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›