E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Ervin Mata/ I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare u vu në pranga në Sao Paolo të Brazilit

Ervin Mata, i shumekerkuar ndërkombtarisht dhe i akuzuar për trafik droge e përfshirje në ngjarje të rënda kriminale, është arrestuar në Brazil, në shteitn e Sao Paolos,  ku prej kohësh fshihej ndaj autoriteteve shqiptare.

Sipas mediave braziliane, 38-vjeçari u gjet brenda një lokali në qendrën historike të qytetit ILhabela, gjatë një operacioni të policisë.
agjentet kishin amrre informacions e ai po ndryshonte vendqendrim, duke u zhvendosur drejt bregur verior te vendit.

Kur u ndalua, fllimisht Mata tentoi t’i mashtronte efektivët duke u prezantuar si shtetas me dokumente paraguaiane, por u dorëzua sapo policët shqiptuan emrin e tij të vërtetë.

Me vete iu sekuestruan edhe dy telefona iPhone

Mediat atje e kanë cilësuar Matën si “manjati shqiptar”, ndërsa raportojnë se ai ishte në kërkim ndërkombëtar qe prej nëntorit te vitit 2023.

Mediat e shtetit amerikano-latin raportojne se emri i tij lidhet edhe me një tjetër episod të trafikut të drogës, ku 69 kilogramë kokainë u zbuluan të fshehura në një anije me lëng limoni të ngrirë në Portin e Santos, qw kishin destinacion Spanjën.

Pas arrestimit, Mata u  dërgua në Policinë Federale të São Sebastião, ku do të qëndrojë në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›