E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës! Kapet në Astir për drogë

Policia ka arrestuar Siciljan Cakrajn, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lidhura me drogën.

Cakraj është arrestuar në zonën e Astirit në Tiranë nga forcat operacionale, ndërsa pas arrestimit pritet të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Siciljan Cakraj është djali i Petrit Cakraj, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobres, ngjarje për të cilën dyshohet se është përfshirë së bashku me vëllezërit Bushgjoka.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›