E Enjte, 5 Nëntor 2026

Arrestohet Vasil Bollano/ Djali 17-vjeçar humbi jeten, pasi u aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

Adoleshenti nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht ndihmës mjekësore. Ai humbi jetën gjatë orëve të vona të natës, ndërsa Bollano u arrestua nga policia.

66-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të mërkurës në afërsi të fushës së sportit në Llogara. 17-vjeçari, Elio Hamiti ishte duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij por u përplas nga makina tip “Benz” që drejtohej nga ish kryetari i Omonias, Vasil Bollano.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›