Arrestohet autori i tretë i grabitjes së 200 milionëve në shtëpinë e biznesmenit

Policia e Beratit ka vënë në pranga autorin kryesor të grabitjes së 200 milionë lekëve në banesën e një tregtari të karburanteve në Urën Vajgurore pak ditë më parë.
Miri Kabllo, 25 vjeç mësohet se ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e të enjtes. I kerkuari mesohet se qendronte i fshehur prej ditesh ne nje banese ne lagjen Clirim.
Grabitja ne shtepine e biznesmenit E.Pili ndodhi mengjesin e 13 korrikut kur tre persona i zune prite tregtarit ne deren e baneses ne mengjes teksa ai po dilte nga shtepia.
Nen kercenimin e armes ata moren parate dhe u larguan ndersa policia deri tani kishte vene ne pranga dy nga autoret e ngjarjes dhe kishte shpallur ne kerkim te tretin./Indeksonline/