E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet bankieri mashtrues, i mori një qytetari 215 mijë euro përmes gënjeshtrave

Krimi Ekonomik i Tiranës ka zbardhur një skemë të madhe mashtrimi, duke arrestuar një 38-vjeçar nga Durrësi, i cili punonte në një bankë të nivelit të dytë.

Lorin Xhelilaj, sipas policisë, kishte mundur t’i zhvaste 215 mijë euro 26-vjeçarit Denis Buzali.

Punonjësi i bankës i kishte premtuar atij se do t’i siguronte një pasaporte bullgare si dhe investim në një kompani private në Turqi.

Gjatë kontrollit të banesës u gjet një shumë prej 108600 euro.

Lorin Xhelilaj akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh si dhe pastrim i produkteve të veprës penale./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›