Arrestohet biznesmeni GREK në SHBA, vidhte teknologji të avancuara super-sekrete dhe ia dërgonte RUSISË
Një biznesmen grek është vënë në prangat e policisë në Nju Jork me akuzëne e konspiracionit dhe kontrabandës pasi dyshohet se përvetësoi 10 lloje të ndryshme të teknologjisë sekrete amerikane dhe ia dha rusëve.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka bërë me dije se biznesmeni në fjalë është 59-vjeçari Nikolaos Bogonicolos, dhe kompania e tij e teknologjisë është me bazë në Athinë.
Hetimi ka nisur tre muaj më parë nga autoritetet amerikane, Homeland Security, Departamenti i Drejtësisë, FBI dhe prokurori i përgjithshëm.
Në total janë zbuluar 13 celula që synonin kontrabandimin e teknologjisë së avancuar amerikane.
“Ndërsa vepronin në dukje si kontraktues të mbrojtjes për NATO-n dhe vendet e tjera aleate, i pandehuri dhe kompania dyshohet se u angazhuan në marrëveshje të dyfishta, duke ndihmuar në nxitjen e tentativave luftarake të Rusisë për zhvillimin e armëve të gjeneratës së ardhshme”, tha Prokurori i SHBA Breon Peace.
“Zyra jonë vazhdon të punojë pa u lodhur për të siguruar që teknologjitë përçarëse të mos bien në duar të gabuara”, shtoi ai.
Ai tha se teknologjia që dyshohet se është vjedhur përfshin teknologji avionësh, kriptologji kuantike dhe teknologji për pajisjet ushtarake.
I pandehuri grek drejtonte Grupin, një grup kompanish për mbrojtjen dhe teknologjinë në Holandë dhe Greqi, që të dyja janë vende anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Sipas faqes së internetit të kompanisë, fushat e ekspertizës së kompanive përfshinin teknologjitë hapësinore, sigurinë, blockchain dhe sistemet e reagimit me dron.
Sipas akuzës, që nga viti 2017 i pandehuri është përfshirë në kontrabandën e teknologjive ushtarake me origjinë amerikane dhe me përdorim të dyfishtë drejt Rusisë në kundërshtim me ligjin amerikan.
Biznesmeni grek pretendonte se këto sende do të përdoreshin nga “Aratos”, ndërsa në fakt ato ishin ri-dërguar në Rusi në kundërshtim me ligjin amerikan. Disa nga përdoruesit përfundimtarë rusë të kësaj teknologjie përfshijnë kërkimore bërthamore dhe kuantike, si dhe Njësinë Ushtarake 33949, pjesë e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, i njohur si SVR.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
