E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet bosi meksikan i drogës

Mexico City, 31 gusht - Autoritetet meksikane kanë arrestuar një nga drejtuesit e rrjetit të drogës në vend. Edgar Valdez Villarreal, i lindur në SHBA është kapur i gjallë në një rajon në afërsi të kryeqytetit. Zyrtarët thanë se Valdez po përpiqej të merrte kontrollin e kartelit të drogës Levia, kreu i së cilës u vra nga forcat speciale meksikane dhjetorin e kaluar, transmeton REL.

Autoritetet amerikane kanë ofruar 2 miliardë dollarë për kapjen e Valdezit.

Lajmi për kapjen e Valdezit vjen në kohën kur policia ka larguar 10% të forcave të saj nga puna për korrupsion apo për lidhje me trafikantët e drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›