E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet dhendri i Bin Laden

Dhëndri i Osama Bin Ladenit, një ish zëdhënës i al-Kaidës, është arretsuar dhe do te gjykohet ne nju jork.
Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Sulaiman Abu Ghaith do të dalë në gjyq sot nën akuzat për konspiracion për të vrarë qytetarë amerikanë.

Kongresisti republikan nga Nju Jorku, Peter King, vlerësoi agjentët e CIA-s dhe FBI-së dje për kapjen Abu Ghaith-it kohët e fundit në Jordani.

Një gazetë turke njoftoi se Abu Gaith u kap në një hotel luksoz në Ankara. Burimet thanë se ai u deportua më pas në Jordani, ku agjentë amerikanë të zbulimit e morën nën vërrejtje. Zyrtarët turq refuzuan të komentonin për njoftimin e gazetës.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, tha se arrestimi i Abu Ghaith-it tregon se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të nxjerrin para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për sulmet në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›