E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet e më pas lirohet në Poloni kampioni Usyk

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk u arrestua dje dhe më pas u lirua në aeroportin e Krakovit, Poloni.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat e Kievit, duke cituar presidentin Volodymyr Zelensky dhe parlamentarin ukrainas, Zhan Beleniuk.

 “Isha i indinjuar nga ky trajtim i qytetarit dhe kampionit tonë”, tha Zelensky, duke specifikuar se lirimi i Usyk ndodhi pas ndërhyrjes së Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Arrestimi u shkaktua nga “një keqkuptim që u zgjidh shpejt”, ka shkruar boksieri në një postim në llogarinë e tij në Instagram. Gruaja e tij, Kateryna Usyk saktësoi në rrjetet sociale se arrestimi nuk kishte lidhje me “asgjë kriminale”.

37-vjeçari Usyk u bë kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të botës pasi mposhti boksierin britanik, Tyson Fury në maj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›