Arrestohet guvernatori Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi

Prishtinë, 23 Korrik, NOA Vetëm një ditë pas vendimit pozitiv për Kosovën nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ky vend është tronditur nga lajmi i rëndë i vënies në pranga të guvernatorit të Bankës Qendrore të tij.
Ngjarja e sapokonfirmuar nga mediat kosovare, konfirmon se që nga ora 06:00 e mëngjesit të ditës së sotme, oficerët e Policisë së Kosovës kane arrestuar guvernatorin e BQK-së, Hashim Rexhepi.
Ndërkaq, ato bëjnë me dije se forcat e policisë kosovare, të cilat janë në të njëjtën kohë pjesë e grupit Task Force kundër Korrupsionit, kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Në njoftimin përkatës të EULEX-it rreth këtij aksioni, thuhet se këto bastisje janë të ndërlidhura me një hetim financiar dhe për korrupsion ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmangie të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe pastrim parash.
Këto hetime i konfirmuan edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa bënë të ditur se hetimet po zhvillohen edhe në lokacionin e zyrtares për mbikëqyrje financiare Shkëndije Hima.
Ky arrestim i bujshëm dhe këto bastisje mbërrijnë vetëm pak javë pasi forcat e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it u dyndën edhe në zyrat e ministrisë së Transporteve, si edhe në shtëpinë e ministrit Fatmir Limaj.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")