E Martë, 3 Nëntor 2026

Arrestohet hajduti i makinave, 40-vjeçari vodhi një automjet në Laç

Ky është momenti kur një 40-vjeçar në Laç arrin që të vjedhë një automjet të parkuar poshtë një pallati.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili ka arritur që të hipë në mjet dhe më pas të largohet me shpejtësi.

Ka qenë pronari i mjetit ai që ka telefonuar policinë dhe ka deklaruar se i kanë vjedhur mjetin ku menjëherë policia ka ngritur kërkimet.

Gjatë mesnatës, makina e vjedhur u lokalizua në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte  të largohej në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.

Në momentin që pa se po ndiqej nga policia, braktisi automjetin dhe u largua me vrap duke përfituar nga errësira. Pas disa orësh policia ka arritur që ta arrestojë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›