E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet “i forti” i Sukthit, i përfshirë në tentativë vrasjeje me Dedan Gjonin

Është arrestuar në Durrës Rexhep Arapi, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit.

Gazetari i Vizon Plus, Esido Barkaj mëson se Kep Arapi akuzohet si i përfshirë në tentativë për vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Në total janë lëshuar 4 urdhër-arreste, 3 prej të cilave janë ekzekutuar.

Sakaq, siç raportoi Vizion Plus më herët, ndaj ish-shefit të krimeve të komisariatit nr.6 , Dedan Gjoni është kërkuar një tjetër masë arresti. Ish-efektivi i lartë i uniformave blu akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Për të njëjtën akuzë është kërkuar masë e dytë ndaj tij pasi Prokuroria e Posaçme ka prova të forta se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje të mbetur në tentativë.

Gjatë kohës kur Dedan Gjoni ka shërbente në Komisariatin e Shijakut akuzohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Urdhëri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin e atentatit dhe u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe i ka nisur foto të tij personin që ishte planifikuar të ekzekutohej. Por autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vijojnë kontrollet për të goditur veprimtaritë kriminale që janë fokus i megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Bazuar në inteligjencën policore, goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, një sasi metadoni dhe një sasi kanabisi në formë çokollate.

Vihet në pranga 55-vjeçari që dyshohet se posedonte armën e zjarrit dhe metadonin, procedohet penalisht 26-vjeçari (nipi i tij) që dyshohet se shpërndante doza lëndësh narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe një rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve për këto raste u vu në pranga shtetasi D. Ç., 55 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 26 vjeç (nipi i 55-vjeçarit), banues në të njëjtën banesë, në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi metadoni, të cilat dyshohet se i posedonte 55-vjeçari. Gjithashtu, 26-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.

Pistoleta, metadoni dhe kanabisi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›