Arrestohet ish-kryetari i Sarajevës, akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh
Policia boshnjake ka arrestuar ish-kryetarin e Sarajevës dhe njëkohësisht ambasadorin e Bosnjës në Katar, Abdulah Skaka, këtë të martë.
Abdulah Skaka akuzohet për shpërdorim detyre, falsifikim dokmentesh dhe vepra të tjera penale. Këtë e konfirmoi Zyra e Prokurorit për REL.
Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës, Mersiha Novalic, identifikoi më 23 maj të dyshuarin vetëm me inicialet A.S, por më vonë Zyra e Prokurorit konfirmoi se i dyshuari ishte pikërisht ish-kryebashkiaku Abdulah Skaka. Ai nuk e ka komentuar ngjarjen, por ka mohuar akuza të tilla më parë.
Abdulah Skaka shërbeu si kryetar i Sarajevës në vitet 2016-2020 dhe është ambasadori aktual në Katar.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
