E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish-ministri i Jashtem peruan

Mediat peruane shkruajnë se është arrestuar në Shqipëri nga Interpol Tirana për llogari të SHBA-ve Manuel Augusto Blacker Miller, ish-ministri i Jashtem i ish-Presidentit Fuxhimorit,i perfshire ne nje grusht shteti në vitin 1992.

Gazetat e vëndit Latino Amerikan nuk citojnë burimin e këtij lajmi por vetëm arrestimin duke e veshur me mister këtë ngjarje.

Mistëri i këtij lajmi shtohet akoma më shumë pasi burime zyrtare nga ministria e Brendshme i thanë Top Channel se lajmi nuk është i vërtetë dhe se Interpol Tirana s’ka arrestuar ndonjë person me këtë emër.

Sakaq deputeti socialist Erjon Braçe në faqen e tij në Facebook akuzon direkt Kryeministrin Berisha së është përfshirë kokë e këmbë në mbrojtjen e ish-ministrit të Jashtëm të Perusë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›