E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish presidenti i Maldiveve, akuzohet për korrupsion

Policia e armatosur e Maldiveve ka arrestuar presidentin e parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, pasi ai kishte injoruar një urdhër të gjykatës për t`u paraqitur para gjyqit nën dyshimet për abuzim të pozitës së tij përderisa ishte president, njoftojnë zyrtarë të partisë së tij.

Njoftohet se policia ka thyer dyert e shtëpisë, ku po qëndronte ish-presidenti Mohamed Nasheed, në ishullin Fares Maathoda, një vend i pasur dhe i njohur kryesisht për çiftet që kalojnë aty muajin e mjaltit.

Ish-presidenti, i cili dha dorëheqje në muajin shkurt, është përcjellur nga të paktën 12 oficerë të policisë dhe është bartur me një anije në kryeqytetin Male.

“Policia e ka kryer punën e vet. Ata nuk e kanë përdorur forcën”, ka thënë zëdhënësi i presidencës, Masood Imad.

Një udhër i djeshëm i gjykatës e urdhëroi policinë që ta arrestonte Nasheed, i cili që dy herë nuk ishte paraqitur në gjyq. Ai përballet me akuzat se ka abuzuar me pozitën e tij sa ishte president, duke detyruar ushtrinë që ta arrestonin një gjykatës të njohur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›