Arrestohet ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone kapet sërish me armë

Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone, 95 vjeç, është arrestuar për herë të dytë në katër vjet sepse mbante ilegalisht një armë zjarri.
Sipas raporteve, biznesmeni britanik u arrestua në aerodromin Tires në Cascais, pranë Lisbonës në Portugali, pasi zbarkoi me avionin e tij privat në të cilin iu gjet edhe shotgun-i.
Policia e aeroportit e ndaloi atë gjatë një operacioni rutinë.
Divizioni i Aeroporteve i Policisë së Sigurisë Publike (PSP) në Portugali ende nuk ka komentuar zyrtarisht.
Katër vjet më parë, Ecclestone ishte ndaluar në Brazil për të njëjtën arsye: mbante një armë ndërsa hipte në një avion privat drejt Zvicrës.
Në atë kohë ai pranoi se posedonte armën, por tha se nuk e dinte që ishte në bagazhin e tij. Ai u lirua kundrejt një pagese dhe më vonë e quajti incidentin “një gjë të vogël dhe budallallëk”.
Ecclestone kishte blerë armën vite më parë nga një mekanik i Formula 1 në Brazil, pa municion.
Nuk dihet ende nëse këtë herë do të ngrihet aktakuzë apo do të dalë para gjykatës.
Ish-bosi i F1 jeton midis Zvicrës dhe Portugalisë dhe në rezidencën e tij në Brazil.
Ai ishte një nga personat që ndihmoi kthimin e Formula 1 në Portugali në vitin 1984, ndërsa në vitin 2022, Ecclestone pranoi të paguante 652 milionë paund për të shmangur burgun pas një skandali financiar.
/rtsh.al/